TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2024, 16:05

Nuk e lejuan të hipë në avion vetëm sepse foli shqip, Bebe Rexha reagon sërish për racizmin e Lufthansa-s

Shkruar nga Pamfleti

Nuk e lejuan të hipë në avion vetëm sepse foli shqip, Bebe

Këngëtarja Bebe Rexha ka reaguar sërish pas skandalit të një dite më parë, pasi nuk e lejuan të hipte në avion  vetëm sepse foli shqip.

Ditën e sotme Bebe ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.

Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.

Një ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram.

Me anë të një postimi në Insta Story Bebe shprehej se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kërcënojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë.

Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.

Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles.

Lini një Përgjigje