TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Gusht 2025, 13:08

“Nuk i dha vendin e parkimit Laertit”/ Valbona reagon pas fjalëve të Rozanës: Prapë ti moj?!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i dha vendin e parkimit Laertit”/ Valbona reagon pas

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, Rozana Radi iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. 

Kur u pyet nëse flet me Valbona Mhillin, këngëtarja e dashur për publikun u përgjigj duke qeshur: “Flas vetëm në dimër kur i ikën zëri”. 

Një tjetër më pas e pyeti se cfarë po ndodh mes Valbonës dhe Laert Vasilit dhe Rozana sërish u përgjigj duke qeshur, e duke kujtuar një ‘premtim’ që Valbona i ka bërë Laertit. 

Lidhur me këtë ka reaguar Valbona përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka ripostuar videon e Rozanës dhe krahas saj shkruan: 

“Ah, Rozana paska marrë detyrën e postierës së parkingut tani!”. 

Më pas gazetarja shkruan me humor dhe duke etiketuar Rozanën: 

“Prapë ti moooj”.    

“Nuk i dha vendin e parkimit Laertit”/ Valbona reagon pas

valbona mhilli reagim rozana radi

Lini një Përgjigje