TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shtator 2023, 13:34

Olta Gixhari pjesë e jurisë së ‘Dancing With the Stars’

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari pjesë e jurisë së ‘Dancing With the

Me largimin e Dalina Buzit nga formati i vallëzimit ‘Dancing With The Stars’ dhe vajtjes së saj si opinioniste tek ‘Love Island Albania’, është liruar një vend në Top Channel për të ‘respektuar’ Olta Gixharin.

Pas filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, Olta pritet të jetë në jurinë e Dancing.

Meqë Dalina mbahej për krijimin e situatave të ‘ndezura’, zëvendësimi i saj me Oltën duket ‘gjetje’. Pasi edhe aktorja nuk mbetet pas në krijimin e ‘intrigave’, gjë që u pa më së miri në Big Brother Vip2.

Vetë Olta nuk ka paralajmëruar asgjë në postimet e saj, por siç i thonë një fjale: ‘Fjala ka këmbë dhe çuditërisht, i bie rruga gjithnjë nga ne’. /Pamfleti

 

olta gixhari dancing with the stars

Lini një Përgjigje