Showbiz27 Shtator 2023, 21:12

Pas jurisë, konfirmohen zyrtarisht prezantuesit dhe data e fillimit të "Dancing With the Stars"

Shkruar nga Pamfleti

Pas jurisë, konfirmohen zyrtarisht prezantuesit dhe data e fillimit të

Spektakli më i madh i kërcimit, Dancing With The Stars do të startojë më 6 tetor.

Programi me patentë të BBC, do të transmetohet në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

Si një parathënie për çfarë e pret publikun në Dancing With the Star, spoti të kthen pas në kohë, ne epokën e “The Great Gatsby” në mbrëmjet e shkëlqimit dhe glamurës.

Surprizat e këtij spektakli ende nuk kanë nisur, ndërsa janë zbuluar emrat e konkurrentëve pjesëmarrës si Fifi, Eni Shehu, Ina Kollçaku, Irgen Çela, Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Roerd Toçe, Sardi Strugaj, Ronaldo Sharkan dhe Elvis Pupa.

"dancing with the stars" prezantues data