
Gjatë së martës që lamë pas, blogeri Olti Curri publikoi një video ku nënkuptohej se ish-partneri i Heidit në Grande Fratello do të vinte surprizë në Big Brother VIP 3 për tu përballur me konkurenten, pas historisë në Grande Fratello.
Pas aludimeve në media ka reaguar vetë artisti. Me një video-mesazh të publikuar së fundmi, Massimiliano Varrese konfirmon se ka marrë një ftesë nga produksioni.
Siç shpjegon ai, ftesa ka ardhur që ai të performojë këngët e tij në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin.
Ai shton se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.
Lini një Përgjigje