Showbiz 2 Mars 2024, 21:55

Plas sherri për ‘hallva e vdekjes’, Erjola e thotë hapur: Ishte hakmarrje ndaj Ilnisës

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri për ‘hallva e vdekjes’, Erjola e thotë hapur:
Erjola dhe Ilnisa

Në Prime-n e sotëm u diskutua një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Big Brother, ajo e hallvës së vdekjes që Erjola bëri për Ilnisën.

Erjola tregoi edhe njëherë arsyet që e çuan në këtë vendim. Ndërsa Ilnisa e konsideroi një veprim shumë të rëndë.

Erjola: Që në rastin kur kam patur debatet me të, kam pasur një peng në shpirt, dhe u tejkalua kur Meritoni lejoi të ngriheshin dyshime mbi flirtime të mia me të, la të kuptohej që mund të ishte i vërtetë, dhe prandaj bëra një kalkulim, të afrohesha me të.

Doja shumë hakmarrjen, atë që më bëri me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve, e doja lëndimin që ajo më ka bërë mua, tja ktheja. Se ajo është e ligë. Doja tja ktheja edhe sikur të dilja që sot nga Big Brother.

E di se çfarë mund të kem shkaktuar, po asnjë nuk e di se sa ajo më ka lënduar. Ajo ka qenë me bukë në gojë kur ka përmend Zotin. Kisha ditë që e mendoja, që me tiganin. Më ka lënduar, kaq.

Meritoni: Lidhur me flirtimin, 5 minuta më herët i kisha thënë që jemi shokë e kjo dihet, po kur më bërtiti në vesh, unë u stepa dhe e lashë fare.

Erjola: Thuaja Ilnisës, që do të hapi telenovela, që të mbajë lojën hedh helm

Ilnisa: Kjo ishte shumë e rëndë, por ai që më befasoi më shumë ishte Juli. Ishte baraz me lojën e pisët të Ledjonës, dhe kjo është treshja Erjola-Ledjona-Juli, Juli nuk më tha asgjë për hatër të një raporti që kemi pasur.

‘hallva e vdekjes’ erjola