TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Mars 2026, 17:29

Princ Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë, detaje nga ceremonia private

Shkruar nga Pamfleti

Princ Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë, detaje

Princi Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar.

Në njoftimin e bërë publik thuhet se ceremonia e martesës është zhvilluar në një ambient privat, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti për çiftin dhe familjarët.

Me këtë rast është publikuar edhe një fotografi zyrtare e çiftit, e realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend që lidhet me historinë e familjes mbretërore shqiptare.

Princ Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë, detajePrinc Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë, detaje

Sipas komunikatës, përzgjedhja e këtij ambienti ka një domethënie të veçantë historike, pasi lidhet me trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë, e cila kishte origjinë hungareze dhe mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e familjes mbretërore shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin “Princeshë e Shqiptarëve”.

Njoftimi është bërë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar në Tiranë më 15 mars 2026.

 

Princ Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë, detaje

Lini një Përgjigje