TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Shkurt 2026, 16:28

Pritet të nisë së shpejti, zbulohet emri i konkurrentit të parë të “Ferma VIP”

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të nisë së shpejti, zbulohet emri i konkurrentit të

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të nisë në muajin mars, ndërsa emrat e pjesëmarrësve po dalin gradualisht në publik.

Romir Zalla do të jetë një nga banorët e këtij edicioni. Aktori i njohur i humorit, i identifikuar prej vitesh me rolet në “Portokalli”, ka konfirmuar pjesëmarrjen në formatin televiziv që zhvillohet në ambient fermë, sipas revistës 'Bordo'.

Pritet të nisë së shpejti, zbulohet emri i konkurrentit të
Romir Zalla

Produksioni ka njoftuar më herët se drejtimin e këtij sezoni do ta marrë Arbana Osmani. Me afrimin e datës së nisjes, vëmendja është përqendruar tek përbërja e kastit.

Zalla ka zhvilluar aktivitet të gjatë në televizion, teatër dhe film. Në këtë format, ai do të përballet me jetesën në natyrë, punët fizike dhe bashkëjetesën me personazhe të tjerë publikë.

Sezoni i ri do të testojë pjesëmarrësit në kushte të ndryshme nga angazhimet e tyre të zakonshme profesionale.

“ferma vip” arbana osmani

Lini një Përgjigje