
Pas incidentit që tronditi studion e Për’puthen, ku Laert Vasili u përfshi në një moment të papërshtatshëm me konkurrenten Esme, aktori ka dalë me një reagim publik për të sqaruar situatën.
Në një mesazh të shpërndarë për ndjekësit, Laerti falënderon publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimit të tij në program dhe pranon se ka gabuar.
Ai thekson se “nuk ka njerëz të përkryer, të gjithë bëjmë gabime, dhe është e drejtë që kur gabojmë të marrim përgjegjësi për veprimet tona”.
Aktori i drejtohet veçanërisht Esmes me një kërkesë faljeje të hapur: “Nëse në ndonjë moment kam cënuar personalitetin e saj, i kërkoj ndjesë.”
Produksioni i “Për’puthen” ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me hapat e mëtejshëm, duke lënë të hapur mundësinë e vendimeve disiplinore apo reagime të tjera nga produksioni. Por një gjë është e sigurtë: aktori nuk është më në kolltukun e opinionistit.
Lini një Përgjigje