
Edhe pse në dukje situata mes Selin dhe Mirit në Big Brother dukej se ishte qetësuar ditët e fundit, një deklaratë e fundit e banores ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes raportin e tyre të shumë komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë një bisede me disa prej banorëve, Selina ka vendosur të prekë një temë shumë më delikate se debatet e zakonshme mes tyre. Këtë herë, ajo ka hedhur dyshime mbi jetën personale të Mirit jashtë formatit, duke lënë të kuptohet se sjellja e tij ndaj saj brenda shtëpisë mund të reflektojë probleme në marrëdhënien që ai ka jashtë.
“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte,” – është shprehur ajo hapur, duke habitur jo pak banorët e tjerë.
Sipas Selinës, disa gjeste, mënyra e komunikimit dhe afrimiteti i krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë sinjale që, sipas saj, tregojnë se diçka nuk është në rregull në jetën sentimentale të Mirit. Ajo nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka lënë të nënkuptohet se intuita e saj bazohet në mënyrën si ai është sjellë në situata të caktuara.
Nga ana tjetër, Miri ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe të pandryshueshëm që prej nisjes së aludimeve. Ai ka theksuar vazhdimisht se raporti me Selinën është krejtësisht i pastër dhe pa asnjë prapavijë romantike. Madje, në disa raste ai është shprehur se e sheh atë “si vajzën e tij”, duke mohuar kategorikisht çdo insinuatë për ndjenja apo lidhje të fshehtë.
Pavarësisht videove të transmetuara gjatë spektakleve apo diskutimeve të nxehta mes banorëve, Miri ka zgjedhur të qëndrojë në të njëjtën linjë mbrojtëse, duke mos lënë hapësirë për interpretime të tjera. Ky qëndrim i tij ka ndarë publikun në dy kampe: ata që besojnë në sinqeritetin e tij dhe ata që mendojnë se dinamika me Selinën ka kaluar kufijtë e një miqësie të thjeshtë.
A do të kemi një sqarim përfundimtar apo një tjetër përplasje të fortë në prime? Kjo mbetet për t’u parë.
Lini një Përgjigje