Showbiz14 Prill 2023, 08:41

Sherri me Dean, Florjan Binaj bën komentin që nuk pritej për Efin     

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me Dean, Florjan Binaj bën komentin që nuk pritej për

Aktori Florjan Binaj është përfshirë në polemikat e shkaktuara nga situatat në BBV nëpërmjet një insta story në rrjetin e tij social ku ka ironizuar konkurrenten e BBV Efi.

“Ore, Efi mos e ka gjatë emrin MLLEFI?”  shkruan ai në instastory.
Ky reagim i tij ka ardhur pas një debati që Efi pas rikthimit ne BBV ka zhvilluar me Dean, ku gjuha e konkurrentes ka qenë mjaft e ashpër dhe me shprehi kërcënuese.

Efi është shprehur se ishte acaruar nga moralet e personave që sillen si të urtë dhe kjo bëri që të nënkuptoj se bëhet fjalë për Dea Mishel.

Ky ka qenë vetëm një nga episodet e përplasjeve të Efit pas rikthimit në Big Brother Vip, ku është kritikuar disa herë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Sherri me Dean, Florjan Binaj bën komentin që nuk pritej për

bbva flor binaj efi