Edhe këtë sezon të ri në programin “Rudina” në Tv Klan, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave.
Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.
Lini një Përgjigje