Showbiz28 Maj 2024, 10:07

“Ta pata thënë”, shoku i Besit deklaratë të fortë: Ke shpëtuar nga qoftëlargu

Shkruar nga Pamfleti

“Ta pata thënë”, shoku i Besit deklaratë të

Bes Kallaku përmes vargjeve të këngës së tij të fundit zbuloi ndarjen konfliktuale me Xhensila Myrtezajn dhe duket se ia hodhi asaj fajin për fundin e martesës.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë aktori dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij.

Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

Ndërkohë kënga është shpërndarë nga miku i tij, Kristian Boçi në rrjetin social Instagram, ku ai zbulon se e ka paralajmëruar aktorin për Xhensilën.

“Të pata thënë vëlla”, shprehet ai, drejtuar shokut të tij. Biznesmeni thekson se “Besi ka shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”.

“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan ai.

Kujtojmë që midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka pasur një miqësi të ngushtë. Ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri, por miqësia e tyre u prish.

Asnjëherë nuk u fol për arsyet se pse dy çiftet, nga rradhët e personazheve VIP, nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

“Ta pata thënë”, shoku i Besit deklaratë të

kristiano boci qofte largu