TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Dhjetor 2025, 14:45

Tanimë është zyrtare, Prada blen ‘Versace’-n për 1,25 miliardë euro

Shkruar nga Pamfleti

Tanimë është zyrtare, Prada blen ‘Versace’-n për

“Prada”, shtëpia italiane e modës, e themeluar në vitin 1913 në Milano nga Mario Prada ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës “Versace”. Ndërsa më herët, marrëveshja u vlerësua në vlerën prej 1,25 miliardë euro.

“Prada”, portofoli i së cilës përfshin gjithashtu kompanitë e modës “Miu Miu” dhe “Church’s”, ka blerë të gjitha aksionet e “Versace” të mbajtura nga kompania amerikane e veshjeve luksoze “Capri Holdings”- pasi mori të gjitha miratimet e kërkuara rregullatore.

Komisioni Evropian në Bruksel dha miratimin për blerjen e “Versace” në shtator.

Çmimi i blerjes së kompanisë gjigande të modës “Versace”, e themeluar në vitin 1978, është nën 1,5 miliardë euro.

“Prada”, e cila daton që nga viti 1913, zbuloi zyrtarisht planet e saj për blerjen e “Versace” në prill, pas disa muajsh spekulimesh. “Corriere della Sera” ka shkruar se ka patur disa pengesa që duhej të kapërceheshin përpara se dy shtëpitë italiane të modës të bashkoheshin.

prada versace blerja

Lini një Përgjigje