
Për Alfio Rrotanin, vajza që pret me partneren e tij, Joana Gjonajn është bekimi i dytë në jetë pas lindjes së Noah nga martesa e parë.
Në rrëfimin e parë të çiftit në “Tv Klan” ata kanë ndarë historinë e tyre të dashurisë dhe këtë moment sublim në jetën e tyre, tregojnë edhe sesi e ka pritur Noah lajmin se do të bëhet vëllai i madh.
Edhe nga videot e zbulimit të gjinisë, Noah nuk ndahet asnjë moment prej tyre dhe duket se ka një marrëdhënie shumë të bukur me Joanën. Ndërsa tregon për këtë raport, Joana vlerëson shumë mirërritjen e tij nga të dy prindërit.
Joana Gjonaj: Mund të them që jam me fat që kam një shok të tillë të vogël, një shok i ngushtë sepse kalojmë atë pjesë të kohës, sa herë që është me ne, kënaqem, luaj me të, është shumë i kujdesshëm. Është mrekulli, është shumë fëmijë i veçantë.
Alfio Rrotani: Më trajtojnë keq të dy mua. Bëhet xheloz, thotë ik ti andej, do të rri unë me Joanën.
Joana Gjonaj: Të dy prindërit e Noah kanë bërë një punë fantastike me Noah dhe jam shumë e lumtur që Alfio ka Noah dhe Noah ka Alfion.
Lini një Përgjigje