E parë me optikën e një nëne, klinika i ka prishur punë vetes. Asnjë prind nuk do guxonte të çonte fëmijët për vizitë tek mjekë që të kërcënojnë vetëm pse ndan një informacion për të cilin ke paguar.
Ajo që po ndodh mes aktores dhe blogeres Eliona Pitarka dhe klinikës private Vera-Virhov, me drejtuese Genta Dedej, ka kaluar prej kohësh kufijtë e një keqkuptimi profesional dhe është shndërruar në një shembull shqetësues të mënyrës se si babëzia për para mund të shkelë çdo normë humanizmi dhe etike.
Eliona Pitarka është nënë e tre fëmijëve, e cila për vite me radhë ka qenë kliente e rregullt e kësaj klinike private, duke paguar çdo vizitë dhe shërbim mjekësor për fëmijët e saj, pa kërkuar favore apo trajtim të veçantë. Paralelisht, si blogere dhe figurë publike, ajo ka ndarë vazhdimisht këshilla dhe përvoja personale për nënat e reja, me synimin e vetëm për të ndihmuar dhe informuar.
Ironia qëndron në faktin se klinika Vera-Virhov ka ripostuar më herët këto këshilla, duke i përdorur ato pa asnjë kundërshtim, madje duke përfituar nga besueshmëria dhe ndjekësit e Pitarkës. Por në momentin kur ajo shpërndau një informacion për fëmijët, informacion që klinika, sipas saj, e ofron vetëm kundrejt pagesës, qëndrimi ndryshoi rrënjësisht.
Në vend të dialogut, sqarimit apo respektit minimal njerëzor, aktorja denoncon se ndaj saj nisën sulme publike, linçime dhe kërcënime me padi gjyqësore. Një reagim që, për shumëkënd, ngjan më shumë me përpjekje për frikësim sesa me mbrojtje profesionale.
Në një shoqëri normale, ndarja e informacionit bazë për shëndetin e fëmijëve nuk do të shihej si kërcënim financiar, por si detyrim moral. Kur një klinikë private zgjedh të sulmojë një nënë sepse ajo nuk e shiti informacionin, problemi nuk është më ligjor, është etik.
Këtu nuk kemi të bëjmë me shpifje, as me shkelje konfidencialiteti, por me një konflikt mes humanizmit dhe interesit financiar. Dhe në këtë konflikt, reagimi i klinikës ngre pyetje serioze:
A duhet që çdo informacion mbi shëndetin e fëmijëve të kthehet në produkt tregu?
A justifikohet linçimi publik i një nëne sepse ajo zgjodhi të ndajë diçka falas?
E parë me optikën e një nëne, klinika i ka prishur punë vetes. Asnjë prind nuk do guxonte të çonte fëmijët për vizitë tek mjekë që të kërcënojnë vetëm pse ndan një informacion për të cilin ke paguar. /Pamfleti
Ajo eshte klinika me skandaloze qe egziston. I marrin mjeket ne telefon ne momentin qe pazienti prenoton viziten nderkohe qe nuk kane as mjetet minimale.
Skeni shkruar te verteten pitarka ka plagjiazuar dhe lincuar vepren e profesorit edi duke dashur para per keto pune
Shum keq per kliniken Keto lloj klinika duhet hequr licenca Brvo zonjes Pitarka dhe kete duhet ta beje cdo nene