
Pak ditë më parë, këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e skenës Enca u arrestua pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj.
Megjithatë, gjykata e la me masën “detyrim paraqitje”.
Sot ajo ka reaguar për herë të parë, mesa duket duke falënderuar ata që e mbështetën. Në “Instastory” postoi një zemër të kuqe dhe një mesazh falenderimi.
“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”, shkruan gjithashtu Enca.
Por jo vetëm kaq, këngëtarja gjithashu ka postuar një foto provokuese ku shkruan "They been studying my balcony", (Ata po studionin ballkonin tim), duke ironizuar aksionin policor të kapjes së bimëve të kanabisit i cili ishte koduar "Ballkoni".