Showbiz18 Shtator 2023, 12:16

Ronela shan me gishtin lart në koncert, komentuesit: Kjo i ka lëshuar pëllumbat

Shkruar nga Pamfleti

Ronela shan me gishtin lart në koncert, komentuesit: Kjo i ka lëshuar

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme në Shqipëri, ku koncertet e saj mbledhin një numër të madh fansash.

Ajo njihet si një nga këngëtaret pa komplekse në daljet e saj publike.

Ronela teksa ishte duke interpretuar në skenë këngën e saj në bashkëpunim me reperin Matolale, ka shpërthyer në skenë teksa këndon një pjesë të tekstit “Jam bërë gips për ty ja q***** ropt” dhe këtë e shoqëron me gishtin e mesit të ngritur lart.

Në rrjetet sociale, edhe pse fraza është tekst i këngës, Ronela është komentuar shumë negativisht. Komentet nisnin me peshën dhe përfundonin me performancën, duke e shoqëruar me fraza të tipit: Kjo i ka lëshuar pëllumbat.

ronela haja pellumbat