Showbiz28 Shkurt 2024, 13:16

U kërkon truprojave ta mbajnë në krahë për të mos ndotur atletet, rrjeti ‘shpërthen’ kundër DJ Khaled

Shkruar nga Pamfleti

U kërkon truprojave ta mbajnë në krahë për të mos

Reperi i njohur, DJ Khaled, është përballur me një sërë komentesh aspak pozitive pas një postimi që ka bërë së fundmi në adresën e tij në rrjetin social Instagram.

DJ Khaled, ka publikuar një video teksa dy nga truprojat e tij e marrin në krahë në momentin që ai del nga limuzina për të hipur në një automjet tjetër dhe prej andej në skenë për të kënduar, në mënyrë që të mos ndoste këpucët e tij.

“Nuk dua t’i bëj pis Jordanet e mia. A mund të më ndihmosh?”, dëgjohet tek reperi i thotë truprojave të tij, të cilët më pas e marrin në krahë.

Pavarësisht se në të njëjtën video reperi dëgjohet duke i falënderuar truprojat për veprimin e tyre, ndjekësit e tij në Instagram nuk kanë mbetur të kënaqur.

“Ti s’ke repsekt!”, “është një nga budallalliqet që kam parë ndonjëherë”,  “truprojat nuk paguhen mjaftueshëm për të”, “pas kësaj humba çdo respekt për ju”, ishin disa nga komentet që ata i shkruan DJ Khaled.

dj khale truprojat krahe