Showbiz 9 Dhjetor 2023, 16:24

Vazhdon lufta mes Shakirës dhe Pikesë, kërkesat e reja të ish-futbollistit të Barcelonës për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon lufta mes Shakirës dhe Pikesë, kërkesat e reja të

Ka kaluar më shumë se një vit nga ndarja mes Shakirës dhe Zherard Pikesë, por çifti vazhdon të luftojë në gjykatë.

Gazetari Xhordi Martin tha në programin televiziv ‘El Gordo y la Flaca’ se mes dy ish-partnerëve do të ketë probleme të reja për shkak të kujdestarisë së fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, të cilët janë përkatësisht 10 dhe 8-vjeç.

Pike dhe Shakira kanë probleme për shkak të pushimeve të fëmijëve të tyre në shkollë, përveç faktit që nuk mund të bien dakord të shesin shtëpinë që kanë së bashku në Barcelonë”, ka shpjeguar Martin, i cili prej kohësh i ka ndjekur aferat e yllit kolumbian dhe ish-partnerit të saj.

Më kanë thënë nga burime të besueshme se Pike po i bën presion Shakirës që të pranojë të shesë shtëpinë. Ai mund të ketë prova që mund të komplikojnë mosmarrëveshjen që këngëtarja ka me autoritetet tatimore spanjolle”, shtoi Martin.

Në marrëveshjen e ndarjes u konstatua se Milani dhe Sasha i vogël mund të jetojnë me Shakirën në Miami dhe se Pike mund t’i shohë dhjetë ditë në muaj. Megjithatë, ish-futbollisti nuk është më i kënaqur me këto kushte:

Ai kërkon më shumë ditë për të kaluar me fëmijët e tij. Pike gjithashtu ka një armë: marrëveshja e nënshkruar në Barcelonë nuk u ratifikua kurrë në Miami, ka një boshllëk ligjor nga i cili ai dëshiron të përfitojë”.

zherard pike ish-futbollisti i barcelonës shakira