Showbiz 9 Dhjetor 2023, 13:19

‘Ke gjë me bukuroshet?’ Valbona Selimllari ‘kapet’ me Olta Gixharin

Shkruar nga Pamfleti

‘Ke gjë me bukuroshet?’ Valbona Selimllari ‘kapet’

Përpos historive dhe surprizave në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, në ‘DWTS’ nuk kanë munguar as ironitë dhe këtë herë po flasim për panelin e jurisë.

Teksa po jepte komentet e saj për performancën e Arnitës, Valbonës i tërheq vëmendjen një detaj nga komenti i saj e nuk denjoi ta ndërpriste.

Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial. Nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe, sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.

Valbona: Olta, ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?

Olta: Absolutisht jo, se jam edhe vetë bukuroshe Bona nuk e di nëse e ke vënë re.

valbona selimllari olta gixhari bukuria