Showbiz 9 Dhjetor 2023, 13:52

Ilir Shaqiri i kthen përgjigje Julit: Nëse keni komente bëjini para se të largoheni nga Dancing

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Shaqiri i kthen përgjigje Julit: Nëse keni komente bëjini

Ish-konkurrentja e ‘DWTS’ Juliana Nura, pak ditë më parë tregoi rezervat e saj për vlerësimin e jurisë që çoi më pas eliminim e saj nga gara e spektaklit të madh, vendim të cilin e cilësoi të padrejtë dhe specifikoi kritikat e Ilir Shaqirit, në panelin e jurisë. Nura tha se Iliri është treguar negativ në komentetet e tij për performancat e saj të cilat tha se nuk i ka merituar.

Ilir Shaqiri në spektaklin e djeshëm ka ironizuar deklaratat e saj, teksa po komentonte performancën e Atalantës, duke i thënë se nëse ka pakënaqësi për komentet e jurisë t’i shprehë në moment dhe jo pasi të largohet nga gara, siç kanë bërë disa ish-konkurrentë.  Ndonëse nuk përmendi emra, komentet e tij dukshëm janë një përgjigje për deklaratat e Nurës.

juliana nura ilir shaqiri pergjigje