Showbiz 9 Dhjetor 2023, 13:10

Albi Nako dhe Olsi Bylyku konfirmohen si banorë të BBV3

Shkruar nga Pamfleti

Albi Nako dhe Olsi Bylyku konfirmohen si banorë të BBV3

“Big Brother Vip Albania”, do të nisë në janar të vitit që po vjen. Banorët që do të jenë pjesë e garës nuk janë zbuluar ende të gjithë.

Deri më tani është konfirmuar hyrja në reality show e Graciano Taganit, Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperit Bardhi.

Sipas “Panorama”, janë konfirmuar edhe dy banorë të tjerë. Ata janë Olsi Bylyku dhe Albi Nako.

Prej kohësh është aluduar emri i aktorit, e madje është thënë që pjesë e garës do të bëhet edhe ish-partnerja e tij, Egli Tako, por ende nuk është konfirmuar asgjë për hyrjen e këngëtares. Madje kjo e fundit reagoi pas lajmit, duke shkruar në Instagram ‘Telenovela indiane’.

Mësohet se Albi Nako e ka pranuar ftesën e “Top Channel” për t’u bërë pjesë e show-t. Ai aktualisht është i angazhuar në “DWTS Fan Club”, ku në krah të moderatores Kiara Tito komenton kërcimet e konkurrentëve.

albi nako olsi bylyku bbv3