Sport 3 Mars 2023, 16:06

14 plumba në drejtim të supermarketit të vjehrrit të Mesit, mamaja e Leos e shqetësuar për kërcënimin ndaj të birit

Shkruar nga Pamfleti

14 plumba në drejtim të supermarketit të vjehrrit të Mesit,

Nëna e Mesit, Selia Maria Kuçitini, është shprehur e shqetësuar pas sulmit në supermarketin në Rosario, në pronësi të familjes së Antonela Rokuzos, gruas së yllit argjentinas. Në sulmin e ndodhur në orët e para të së enjtes, është lënë një shënim kërcënues ku përmendet sulmuesi i PSG-së.

Jemi të befasuar sepse nuk jemi shqetësuar asnjëherë dhe shëtisim nëpër qytet pa siguri dhe asgjë. Faleminderit Zotit, nuk ka ndodhur asgjë më serioze. Ne jemi të shqetësuar.  Ishte një sulm në supermarketin e prindërve të Antonelës. Fatmirësisht nuk çoi në diçka më të madhe”- ishin fjalët e Selia Maria për radion argjentinase “La Red”.

Sipas raporteve të shtypit lokal në Rosaario, rreth orës 3 të mëngjesit (me orën lokale) u qëlluan 14 plumba para supermarketit ‘Unico’, në qytetin e lindjes së Mesit. Autorët ishin dy persona në një motoçikletë, të cilët qëlluan në dyqanin i cili ishte i mbyllur, të gjithë plumbat goditën në dyert e hekurit dhe në dritaret e fasadës.

Policia u thirr për të hetuar dhe gjeti një shënim letre me një mesazh që përmend Mesin dhe kryebashkiakun e Rosarios, Pablo Javkin.

Mesi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ju,"- ishte shënimi që u gjet në vendngjarje.

Bashkiaku Javkin i ka bërë thirrje qeverisë argjentinase për të ndihmuar në krizën e sigurisë në distriktin Santa Fe dhe në qytetin e Rosarios. Atdheu i Mesit po përjeton një rritje të dukshme të aktivitetit të trafikut të drogës dhe ka qenë skenë e episodeve të dhunës, përfshirë vrasjet.

 

selia maria kuçitini nëna e lionel mesit