Sport14 Tetor 2023, 22:54

14 tetori ‘makth’ për serbët, Hungaria i “gjunjëzon” në ditën e autoktonëve, Italia harron skandalin dhe mposht Maltën

Shkruar nga Pamfleti

14 tetori ‘makth’ për serbët, Hungaria i

Data 14 tetor mbetet një makth për Serbinë që nga 2014 e deri më sot. Në ditën “AUTOCHTHONOUS”, serbët janë mposhtur në transfertën e vështirë të Hungarisë.

Ekipi hungarez triumfoi me rezultatin 2-1. Për fituesit golat u shënuan Varga dhe supergoli i Sallai. Ndërsa golin e vetëm për ballkanasit e shënoi Pavloviç.

Duket se skandali i basteve që ka goditur futbollin italian nuk ka ndikuar te kombëtarja e Luçiano Spaletit. “Axurrët” kanë mundur 4-0 Maltën në ndeshjen kualifikuese për "EURO 2024" dhe janë ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Grupin C, vetëm 3 pikë larg Anglisë kryesuese me të cilën do të ndeshen pas tri ditësh në Wembley.

Italianët siguruan tri pikët në 45 minutat e para, të përfunduara 2-0 në favor të lojtarëve të Spaletit falë dy golave të bukur të Bonaventurës dhe Berardit.

Sulmuesi i Sasuolos ishte protagonist edhe në pjesën e dytë duke shënuar golin e tretë në minutën e 64, para se Fratezi të fiksonte shifrat në 4-0 në minutën e 93.

Një fitore të rëndësishme mori dhe Danimarka, që mundi në shtëpi me rezultatin 3-1 një rival direkt si Kazakistani.

 

italia danimarka serbia hungaria kualifikueset e "euro 2024"