TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 15:42

7 mandate në krye të FSHF-së, Xhani Infantino uron “perandorin” Duka për 4-vjeçarin e ardhshëm në krye të Federatës

Shkruar nga Pamfleti

7 mandate në krye të FSHF-së, Xhani Infantino uron

Paraditen e së hënës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, Armand Duka është rizgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke siguruar një tjetër mandat në drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Procesi i votimit u zhvillua gjatë mbledhjes së Asamblesë, organi më i lartë vendimmarrës i FSHF-së, ku anëtarët e saj vendosën për vijimin e drejtimit nga Duka.

Pas konfirmimit të rezultatit, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, reagoi përmes një telegrami urimi. Në mesazhin e tij, Infantino përgëzoi Armand Dukën për rizgjedhjen, si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, duke u uruar suksese në mandatin e ri.

Letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino:

I nderuar President,

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.

Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin, pres me kënaqësi, i nderuar President, të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet që vijnë.

I juaji në futboll,

Xhani Infantino

Duka vijon kështu të qëndrojë në krye të FSHF-së, në një periudhë që pritet të shoqërohet me sfida dhe objektiva të reja për zhvillimin e futbollit shqiptar.

armand duka presidenti i fshf xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje