Antonio Rüdiger ndodhet në fazën përfundimtare të kontratës me Real Madridin dhe emri i tij është rikthyer në qendër të merkatos. Mbrojtësi gjerman po monitorohet nga disa klube elitare, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
32-vjeçari nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sezonin e ardhshëm. Prioriteti i tij mbetet rinovimi me “Los Blancos”, por deri tani drejtuesit e klubit madrilen nuk kanë hedhur hapa konkretë për zgjatjen e marrëveshjes.
Sipas raportimeve, gjithçka do të varet nga paraqitjet e tij në muajt e mbetur të sezonit. Nëse Rüdiger lë pas problemet fizike dhe rikthehet në formën optimale, Real Madridi mund t’i ofrojë një zgjatje njëvjeçare. Në të kundërt, largimi në fund të sezonit mbetet një mundësi reale.
Sipas “Caught Offside”, të paktën tre klube të Premier League janë gati të përfitojnë nga situata për ta transferuar me parametra zero. Tottenham Hotspur, Crystal Palace dhe West Ham United po ndjekin nga afër zhvillimet dhe mund të paraqesin ofertë nëse mbrojtësi largohet si lojtar i lirë.
Lini një Përgjigje