TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2026, 12:01

Me 100 % të votave dhe pa rivalë/ Duka si ‘sulltan’ në FSHF, merr mandatin e 7 rradhazi

Shkruar nga Pamfleti
Me 100 % të votave dhe pa rivalë/ Duka si ‘sulltan’
Armando Duka

Armando Duka është konfirmuar në krye të FSHF me 48 vota pro nga 48 delegatët që ishin në Asmablenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka në këtë mënyrë ka marrë mandatin e 7-të rradhazi, duke u kthyer në një “sulltan” për shtëpinë e futbollit shqiptar.

Në zgjedhjet për kreun e FSHF, Duka nuk ka pasur rivalë, çka e gjithë gara dukej e paracaktuar. Mandati i Dukës në krye të FSHF do të zgjasë 4 vite, çka do të thotë se zgjedhjet e ardhshme në Federatën Shqiptare të Futbollit do të mbahen në 2030.

Votimi në Asamble ishte i hapur, pasi Duka ishte kandidat i vetëm

Për herë të parë, Armand Duka u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002, duke vendosur një rekord jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, sa i takon viteve që drejton federatën.  

 

duka fshf zgjedhje

Lini një Përgjigje