TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2023, 18:44

Atalanta mposht Kremonezen me “poker”, bergamaskët kërcënojnë Milanin për zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta mposht Kremonezen me “poker”, bergamaskët

Atalanta ka mposhtur në transfertë Kremonezen me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të Serisë A.

Fillimisht sfida u zhbllokua nga bergamaskët me De Ron dhe në minutën e 56, Siofani barazoi nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Boga dhe Lukman shënuan edhe dy gola për Atalantën.

Me këtë fitore ekipi i Gasperinit ngjitet në vendin e 5 me 48 pikë, duke barazuar Milanin, i cili do të përballet nesër me Napolin. Kështu Atalanta mund të besojë për një vend në zonën Champions.

Me vetëm 1 fitore në 28 javë kampionat, duket e paevitueshme rënia nga kategoria për skuadrën e Kremonezes, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 12 pikë.

atalanta kremoneze seria a

Lini një Përgjigje