Sport 1 Prill 2023, 17:25

3 muaj jashtë fushës së blertë, titullari i kombëtares kalon dëmtimin dhe rikthehet me ekipin e tij

Shkruar nga Pamfleti

3 muaj jashtë fushës së blertë, titullari i kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të ketë në dispozicion për ndeshjet e muajit qershor një tjetër element shumë të rëndësishëm. Mesfushori Keidi Bare, më në fund ka lënë pas dëmtimin që pësoi në muajin dhjetor dhe është kthyer përsëri në fushën e lojës.

Bare ishte një nga mungesat e rëndësishme të kuqezinjve për sfidën ndaj Polonisë, por duket se më në fund ka lënë pas problemet në gju që e mbajtën jashtë fushës prej 3 muajsh. Ai është kthyer sot të luajë në La Liga me fanelën e Espanjolit, duke u aktivizuar në minutat e fundit të sfidës ndaj Zhironës.

Bare mungonte që nga ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Peso më 21 dhjetor, kur edhe la fushën e lojës i dëmtuar. Sot, ai shkeli në fushë përsëri në minutën e 85 të duelit, duke marrë vendin e Breithuejt te Espanjoli. Ndeshja ishte 1-1 në ato momente, por një penallti në minutën e 88 nga Stuani, solli golin e fitores minimale të Zhironës, që ndez edhe më shumë luftën për mbijetesë në La Liga.

keidi bare mesfushori i kombëtares shqiptare espanjol