Sport 1 Prill 2023, 18:12

Arsenali “shtron rrugën” drejt titullit, Granit Xhaka vulos ‘pokerin’ kundër Lidsit

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “shtron rrugën” drejt titullit, Granit Xhaka vulos

Arsenali vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. “Topçinjtë” mundën me “poker” 4-1 në shtëpi Lidsin. Gabriel Zhesus zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35. Për brazilianin, ky ishte goli i parë pas një periudhe të gjatë.

Në pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga Uajt. Më pas, ishte sërish Gabriel Zhesus që thelloi rezultatin.

Kristensen ngushtoi shifrat, ndërsa Granit Xhaka në fund tregoi se është në një formë të mirë, duke “tundur rrjetën”.

arsenal lids premier liga