Sport 1 Prill 2023, 17:47

Maks Vershtapen fiton “pole position” në Australi, Ferrari vazhdon të zhgënjejë

Shkruar nga Pamfleti

Maks Vershtapen fiton “pole position” në Australi, Ferrari

Piloti i Red Bullit Maks Vershtapen siguroi ‘pole position’ në Çmimin e Madh të Australisë përpara rivalëve të Mercedes, Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hamilton.

Vershtapen ishte më i shpejtë se sa Rasëll me 2/10 e sekondave, e mbi 3/10 se sa britaniku.

Kohën e katërt më të mirë në provat zyrtare e realizoi Fernando Alonso. Spanjolli i Aston Martin ishte më i shpejti në provat e lira. Pas tij doli piloti i Ferrarit, Karlos Sainz.

Serxho Perez përplasi makinën Red Bull në xhiron e tij të parë dhe do ta nisë garën në Çmimin e Madh të Australisë nga fundi. Kjo është një goditje e fortë për meksikanin që është vetëm 1 pikë larg Vershtapenit në renditjen e pilotëve, pas fitores në Arabinë Saudite.

Perez u ankua për probleme në makinë pas provave të lira, ndërsa shtoi se ka besim te inxhinierët e skuderisë së Red Bullit.

Në vend të pestë niset piloti i Ferrarit, Karlos Sainz, ndërsa shoku i tij i skuderisë, Sharl Leklerk do të  niset i shtati, pas Lens Stroll me Aston Martin e tij.

Ndërsa shprehu kënaqësinë për ‘pole-postition’ e fituar, Maks Vershtapen kërcënoi organizatorët e Formula 1 se do të tërhiqej, nëse do të shtohet numri i garave sprint në fundjavë, duke ndryshuar ADN e sportit.

maks vershtapen formual 1 piloti i red bullit