Sport 4 Mars 2024, 15:47

80 mln euro në 14 javë, tifozët e Interit mbushin arkat e klubit!

Shkruar nga Pamfleti

80 mln euro në 14 javë, tifozët e Interit mbushin arkat e klubit!

Ditën e stome në mbrëmje do të arrihet kuota e 1 milion tifozëve të pranishëm në këtë sezon në “Giusseppe Meazza”. Tifozët kanë qenë një nga armët më të fortë të Interit dhe këtë e ka pranuar vetë trajneri Simone Inzaghi.

Kemi krijuar një raport fantastik me të gjithë, është diçka e bukur”, tha ai pas ndeshjes kundër Atalanta.

Ndaj Genoa do të arrihet kuota magjike prej 1 milion tifozësh në 14 javë të luajtura në kampionat. Kjo do të thotë se mesatarja ka qenë 72 mijë e 924 tifozë për ndeshje, më e larta në të gjithë historinë ziklatër.

Sot në mbrëmje klubi zikaltër pritet të arkëtojë 80 milionë euro nga tifozët në 14 javë të luajtura.Tifozeria e Interit sa vjen edhe shtohet çdo sezon dhe shkallët e stadiumit po tejkalojnë kapacitetin.

inter