Sport 3 Mars 2024, 17:25

Kategoria e Parë/ Bylisi merr fitore me “aromë” titulli, Vora bën detyrën, Apolonia mposhtet në shtëpi nga Kastrioti

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Bylisi merr fitore me “aromë” titulli,

Kategoria e Parë ka luajtur sfidat e para të fazës së tretë, me disa prej pretendentëve që morën tre pikët, por që kishte dhe surpriza.

Bylisi fitoi mes vuajtjesh në Ballsh përballë Tomorit të vendit të fundit, me rezultatin 2-1.

Detyrën bëri edhe Vora, që triumfoi 3-0 kundër Besës në shtëpi. Apolonia nuk gaboi përballë Kastriotit, duke fituar 2-0 në Fier dhe duke forcuar pozitat në zonën “play off”.

Surpriza erdhi nga Vlora, me Burrelin që mundi Flamurtarin me rezultatin minimal 0-1.

Një fitore të rëndësishme mori edhe Korabi, që mundi një rival direkt për “play off” si Lushnja me rezultatin 2-1. Në orën 18:00 luhet AF Elbasani – Luzi i Vogël.

Kategoria e Parë/ Bylisi merr fitore me “aromë” titulli,

Ja të gjitha rezultatet:

Vora 3-0 Besa

Bylis 2-1 Tomori

Flamurtari 0-1 Burreli

Apolonia 2-0 Kastrioti

Korabi 2-1 Lushnja

18:00 AF Elbasani – Luzi i Vogël

apolonia flamurtari kastrioti kategoria e parë