Sport 3 Mars 2024, 16:41

Belingam u ndëshkua me karton të kuq, Reali i Madridit ndërmerr hapat ligjorë

Shkruar nga Pamfleti

Belingam u ndëshkua me karton të kuq, Reali i Madridit ndërmerr

Valencia dhe Reali i Madridit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre, sfidë kjo që prodhoi majft polemika. Xhud Belingam realizoi golin, me arbitrin që përfundoi ndeshjen vetëm pak sekonda para se topi të përfundonte në fundin e rrjetës.

Kjo nervozoi të gjithë madrilenët, të cilët kërkonin nga gjyqtari që të quhej gol. Por për shkak të protestave do ta pësonte pikërisht Belingam, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Madrilenët pretenduan se ndaj tyre janë bërë padrejtësi dhe në këto kushte klubi spanjoll do të apelojë kartonin e kuq të dhënë për lojtarin anglez. Në këtë mënyrë Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle do të rishkikojë këtë rast dhe më pas do të njoftojë “Los Blancos” për vendimin.

valencia reali i madridit xhud belingam