Sport 3 Mars 2024, 16:19

“Situata është ende shpërthyese”, babai i Vershtapen hedh akuza ndaj drejtorit të Red Bull: Nuk vazhdohet më kështu

Shkruar nga Pamfleti

“Situata është ende shpërthyese”, babai i Vershtapen

Jos Vershtapen kundër Kris Horner.

Babai i tre herë kampionit të botës në Formula 1, Maks tha se Red Bull do të “shpërthejë” nëse drejtori i ekipit do të qendronte akoma në ekip.

Këtu ka tension për sa kohë që Horner mbetet në rol,” tha për “Daily Mail”, Vershtapen senior. “Ekipi rrezikon të përçahet. Nuk mund të vazhdojë kështu. Do të shpërthejë. Ai luan viktimën, kur është ai që shkakton problemet”.

Kur u pyet nëse familja Vershtapen është në qendër të një lloj “drejtimi” anti-Horner, Jos u përgjigj: “Nuk do të kishte kuptim ta bëja këtë. Pse do ta bëja kur Maks po ia del kaq mirë në këtë ekip”.

Rasti i drejtorit të ekipit të Red Bull nuk u ndal, pasi mesazhet të supozuara seksuale që ai dyshohet se i dërgoi një punonjëseje erdhën në vëmendjen e publikut në një email të zbuluar të enjten.

Dhe në këtë situatë shkohet drejt Jedah, shtëpia e garës së radhës në Arabinë Saudite, me një klimë ende të zjarrtë. Situata e Hornerit nuk duket aspak e mbyllur.

jos vershtapen babai i maks vershtapen