Sport 3 Mars 2024, 17:03

Shqipëria gati për në “EURO 2024”, kuqezinjtë sigurojnë miqësoren e katërt para udhëtimit në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria gati për në “EURO 2024”, kuqezinjtë

Pas Kilit, Suedisë dhe Lihtenshtejnit, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore para Europianit, me Azerbajxhanin. Më datë 22 mars, Shqipëria e drejtuar nga Silvinjo, fillimisht do të sfidojë fituesit e Kupës së Amerikës së Jugut, Kilin, takim që do të luhet në stadiumin Tardini të Parmës.

Tri ditë më pas, skuadra do të udhëtojë në Stokolm për të sfiduar Suedinë, hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Më datë 4 qershor, Federata bëri të ditur se do të zhvillojë një tjetër miqësore, përballë do të jetë Lihteshtejni modest.

Më datë 7 qershor do të jetë miqësorja e fundit, kundër Azerbajxhanit. Takimi është menduar të luhet në Graz të Austrisë në orën 20:45. Hera e gjashtë që luajmë kundër përfaqësueses azere, dhe të gjitha përballjet janë miqësore. Sa u përket statistikave, tri fitore i përkasin Shqipërisë, një barazim dhe një humbje.

shqipëria azerbajxhani ndeshja miqësore