
Prokuroria do të apelojë vendimin që dënoi ish-lojtarin e Barcelonës, Dani Alvesh.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, braziliani u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një vajze në banjën e klubit të natës në Suton. Dhe tani synohet që të revokohet masa lehtësuese dhe të rritet dënimi me burg.
Prokurori Publik tashmë është duke përgatitur ankesën kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës. Në mes është faktori lehtësues i dëmshpërblimit (ish-lojtari ka paguar 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën), situatë për të cilën Prokuroria do të donte të përdorte për të kundërshtuar ankimin.
Zbatimin e kësaj mase lehtësuese e kishin kundërshtuar nga Prokuroria, duke konstatuar se ishte një shumë që gjyqtari hetues kishte vendosur si garanci për Alvesh në momentin e gjykimit. Megjithatë, viktima nuk e ka pranuar asnjëherë atë shumë.
“Qendrim diskriminues”, sipas prokurorisë, pasi pagesa e atyre 150 mijë eurove paraqet avantazh për të akuzuarin për shkak të aftësive komode ekonomike.
Por kujdes: edhe mbrojtja (avokatët e Alvesh) janë gati të apelojnë për të kërkuar lirimin: ata pretendojnë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale me denoncuesen.
Lini një Përgjigje