
Rei Manaj është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Një zgjedhje befasuese, që nuk ishte menduar fare këtë muaj, kur dolën edhe zërat për kalimin e tij te klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Manaj ka firmosur për dy vite. Më parë është raportuar se Sivaspori do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje.
“ZYRTARE, Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i bashkohet Sharjah FC me një kontratë dyvjeçare. Vjen nga Sivasspor i Turqisë... për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me Sharjah. Tifozët e Sharjah... Mirëpritni yllin e ri me ne”, shkruhet në postimin e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
View this post on Instagram
Në anën tjetër për Manajn është treguar paga 2.5 milionë euro, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares. Prej kohësh Manaj nuk i kishte mirë marrëdhëniet me Sivasporin, që duke pasur edhe vetëm 1 vit kontratë nuk mund të rezistonte.
Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon. Fetai qendron si i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit.
Lini një Përgjigje