TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2023, 21:27

Arrihet akordi, mesfushori kuqezi transferohet në Serinë A për 1.2 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet akordi, mesfushori kuqezi transferohet në Serinë A për

Ylber Ramadani do jetë lojtari më i ri i Leçes në Serinë A. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbyllur marrëveshjen me Aberdinin në Skoci, edhe pse kontrata mes tyre skadonte në vitin 2025. Kanë qenë 1.2 milionë euro që kanë bindur skocezët për të hequr dorë nga shqiptari.

Veç kontratës 3-vjeçare me të drejtë rinovimi, Ylberi do përfitojë edhe 500 mijë euro në sezon pagë. Kështu, një tjetër shqiptar i shtohet elitës së futbollit në Itali.

Ramadani do jetë pjesërisht pjesë e Aberdinit, pasi skocezët kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të tij. Leçe nuk ka qenë e vetme në garë për ish-mesfushorin e Partizanit, pasi për të interesohej edhe Verona. Mediat në Itali tregojnë se brenda pak ditësh Ramadani do prezantohet tek ekipi i ri.

ylber ramadani sulmuesi shqiptar leçe

Lini një Përgjigje