TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 18:10

Arsenali me hap kampioni, Sandërlendi “asgjë” në fushë pa Xhakën; Çelsi nuk zhgënjen

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali me hap kampioni, Sandërlendi “asgjë” në

Arsenali ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Sandërlendit, në sfidën e luajtur në “Emirates”, e vlefshme për javën e 25-të në Premier Ligës. “Topçinjtë” shënuan fillimisht me Martin Zubimendi në minutën e 42-të dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Viktor Giokeres. Suedezi i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, shënoi dy herë në minutat 66 dhe 90+4. Për Sandërlendin mungonte Granit Xhaka, duke treguar edhe njëherë tjetër sa vendimtar është tek ekipi i tij. Arsenali kryeson renditjen me 9 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt.

Çelsi bëri detyrën duke fituar 1-3 në transfertën ndaj Ullverhempton i vendit të fundit. Kol Plamer shënoi hat-trick në pjesën e parë për “Blutë”. Arokodare shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë. Çelsi mban vendin e pestë me 45 pikë.

Në sfidat e tjera, Bërnmuthi barazoi 1-1 ndaj Aston Vilës, Bërnli u mposht 0-2 në shtëpi nga Uest Hemi.. Broja luajti si zëvendësues në 10 minutat e fundit. Evertoni fitoi 1-2 në transfertën ndaj Fulhemit.

 

arsenali çelsi premier liga

Lini një Përgjigje