
Barazim 0-0 i Atalantës dhe Juventusit në Bergamo, në përballjen e javës së shtatë të kampionatit italian. Pjesa e parë nuk pati shumë raste, me të dyja skuadrat që u kujdesën më shumë që të mos pësonin, sesa që të shënonin golin e epërsisë.
Ekipi i drejtuar nga Gasperini flirtoi me golin çerek ore para fundit. Muriel ekzekutoi një goditje dënimi, por bergamaskët ishin të pafat, pasi topi shkoi në traversë. 4 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë, vendasit dhe mysafirët u detyruan të pajtoheshin me rezultatin, duke dalë kështu me nga një pikë nga “Gewiss Stadium” (Bergamo).
Renditja në Serinë A sa vjen e bëhet më interesante. “Zonja e Vjetër” e drejtuar nga Masimiliano Alegri është e përqendruar totalisht në kampionat, pasi nuk është e impenjuar në Europë dhe për momentin renditet në vendin e katërt që të dërgon në Champions.
Atalanta ku luan Berat Gjimshiti pozicionohet në vendin e pestë. Spektakli i Serië A nuk ka përfunduar ende, pasi në mbrëmje është e rezervuar sfida mes Romës dhe Frosinones.
Lini një Përgjigje