Sport16 Mars 2023, 22:44

“Çatia rrezikon rënien”, inspektorët e ndërtimit në Varshavë ngrenë alarmin për stadiumin ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Çatia rrezikon rënien”, inspektorët e

Pak ditë para ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë në eliminatoret e “EURO 2024”, ka shpërthyer kaosi sa  i përket stadiumit ku do të luhet ndeshja në Varshavë. Sfida e 27 marsit ishte parashikuar të luhet në stadiumin “PGE Narodowy të Varshavës”, por një problem me mbulesën e stadiumit, ka bërë që ekspertët të ngrenë alarmin.

Ndonëse që më datë 6 mars ka nisur shitja e biletave për sfidën në stadiumin kombëtar të Polonisë, “Gazeta Wyborcza” bën të ditur se mbikëqyrja e ndërtesës është e mendimit se në impiant nuk duhet luajtur pa u bërë riparimi.

Në muajin shkurt, ekspertët e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë AGH, të cilët kryen një ekspertizë me kërkesë të operatorit të stadiumit, konfirmuan se stadiumi është i sigurt. ” Stadiumi është i sigurt, ngjarjet e planifikuara për vitin 2023 mund të zhvillohen atje, theksoi Vłodzimierz Dola, president i “PL.2012+” që menaxhon stadiumin.

Por organizata e mbikëqyrjeve të ndërtesave në Varshavë ka një mendim të ndryshëm për këtë çështje. Sipas tyre, nëse struktura vetëm sigurohet dhe nuk riparohet në mënyrë të synuar, ngre shqetësime për sigurinë e stadiumit.

Ngjarjet masive nuk duhet të zhvillohen në stadium derisa të hiqen të gjitha parregullsitë në lidhje me strukturën e çatisë”, tha “Gazeta Wyborcza” Joana Gasiorovska, inspektore e mbikëqyrjes së ndërtimit në Varshavë.

Kështu, pak ditë para ndeshjes, ka një debat të gjerë rreth kësaj çështje dhe kaos rreth zhvillimit të sfidës në kryeqytetin polak ku do të debutojë në drejtimin e Shqipërisë trajneri Silvinjo.

ndeshja poloni-shqipëri vłodzimierz dola eliminatoret e “euro 2024”