TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 17:14

Atmosferë festive në Moldavi, tifozët ‘djegin’ Kishinaun me këngën “Mora fjalë” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Atmosferë festive në Moldavi, tifozët ‘djegin’

Si kurrë më parë, interesimi për përfaqësuesen kuqezi ka qenë i jashtëzakonshëm, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, por këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares as në Kishinau, në Moldavi, aty ku jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi. 1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu.

Shqipëria do të ndeshet ndaj Moldavisë në orën 18:00, në shtëpinë e këtyre të fundit, ku me një pikë minimalisht, ne kualifikohemi menjëherë për në “EURO 2024”, për herë të dytë në histori.

tifozët shqiptarë kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje