TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 18:17

Brajan Gruda futet nga stoli dhe shënon në minutat e fundit, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Brajan Gruda futet nga stoli dhe shënon në minutat e fundit, sulmuesi

Brajan Gruda la shenjën e tij me Brajtonin sot në javën e 36 të Premier Ligës. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në transfertën e Ullvërhempton.

Ishte minuta e 85, kur Gruda dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-2. Lojtari i Gjermanisë U-21 u aktivizua në minutën e 59.

Gruda e pati golin e parë me Brajtonin. Kujtojmë se është afruar në verën e kaluar nga Mainci.

Brajton ndërkohë ka bërë një sezon mjaft të mirë. Aktualisht mban vendin e nëntë në elitën e futbollit anglez.

 

 

 

 

sulmuesi shqiptar brajton brajan gruda

Lini një Përgjigje