TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 17:58

Bajerni ndalet pas 16 fitoreve radhazi, Unioni i Berlinit “kockë e fortë”; Dortmundit i ikën fitorja nga duart në fund

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni ndalet pas 16 fitoreve radhazi, Unioni i Berlinit “kockë e

Pas 16 fitoreve radhazi në këtë sezon, Bajerni i Mynihut është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Unionit të Berlinit, e vlefshme për javën e 10 në Bundesligë.

Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26 me Danilo Doeki, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Nojerr, që padyshim mund të bënte më mirë.

Barazimi erdhi në minutën e 37, ku Luis Diaz realizoi një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisiç. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 82, ku Danilo Doeki shënoi sërish, këtë herë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Ishte Herri Kejn në minutat shtesë që shpëtoi Bajernin nga humbja, duke shënuar me kokë pas krosimit të Tom Bishof.

Pavarësisht këtij barazimi, Bajerni i Mynihut mban vendin e parë me 28 pikë. Unioni i Berlinit renditet në vendin e 10 me 12 pikë.

Dortmundit i ka ikur fitorja prej duarsh në minutën e fundit, duke barazaur në transfertë 1-1 ndaj Hamburgut. Verdhezinjtë shënuan të parët me Çukuemeka, vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë me Konigsdorfer, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.

Dortmundi renditet në vendin e tretë me 21 pikë, Hamburgu në vendin e 12 me 9 pikë.

bajern mynih borusia dortmund bundesliga

Lini një Përgjigje