
Ndeshja e kthimit mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit e cila do të luhet sonte në orën 20:45 është shpallur me rrezikshmëri të lartë.
Për shkak të vrasjes së një tifozi grek, ngjarje e ndodhur më 7 gusht, sfida u shty dhe do të luhet vetëm tani.
Tifozët e Dinamos së Zagrebit ishin të shumtë në numër dhe një natë para ndeshjes, krijuan kaos të plotë para stadiumit, kur u përleshën me tifozët e AEK-ut, ku mbeti i vrarë Mihalis Kaçuris, i cili u godit për vdekje me thikë, iu pre arteria dhe nga hemoragjia humbi jetën.
Pas kësaj, ndeshja u shty dhe dueli i parë u luajt në Zagreb, ku AEK-u arriti një fitore të madhe 1-2 pas një përmbysjes, me gol në minutën e 90.
Ashtu siç pritej, tifozët kroatë janë ndaluar për këtë ndeshje dhe tani nuk ka shanse për një surprizë si para disa ditësh, kur BBB surprizoi si tifozët grekë ashtu edhe policinë në Greqi dhe u shfaqën në masë të madhe në Athinë, pavarësisht se ardhja e tyre ishte e ndaluar.
Në pikat kufitare janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollit. Gjithashtu, mijëra policë do të vendosen përreth stadiumit dhe mediat greke raportojnë se helikopterët do të fluturojnë mbi zonë dhe do të ofrojnë siguri shtesë.
AEK-u tashmë ka njoftuar më herët se askush pa biletë nuk do të mund t'i afrohet stadiumit dhe të qendrojë në zonën përreth arenës OPAP, si dhe personat që mbajnë çanta shpine nuk do të mund t'i afrohen stadiumit dhe nuk do të kenë mundësinë të marrin me vete sende të ndaluara.
Lini një Përgjigje