TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2026, 08:10

Botërori 2026, cila është skuadra që do të triumfojë sipas superkompjuterit

Shkruar nga Pamfleti

Botërori 2026, cila është skuadra që do të

Janë zhvilluar ndeshjet e playoff-it dhe tashmë është plotësuar lista e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Kompeticioni do të nisë më 11 qershor me përballjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut në stadiumin “Azteca”.

Deri në fillimin e turneut, ekspertë dhe analistë të ndryshëm pritet të publikojnë parashikimet e tyre për fituesin e trofeut, i cili do të ngrihet më 19 korrik. Në këtë kuadër, superkompjuteri i Opta ka nxjerrë Spanjën si favoriten kryesore për triumfin final, me 15.83% shanse.

Pas saj renditet Franca e Kylian Mbappe me 12.77% probabilitet, një skuadër që fitoi Botërorin e vitit 2018 në Rusi dhe arriti deri në finale në Katar 2022, ku u mund nga Argjentina. Kampionët në fuqi renditen në vendin e katërt, pas Anglisë që mban vendin e tretë, me të dyja ekipet që kanë mbi 10% shanse për të fituar trofeun.

Në vijim të listës janë Portugalia, Brazili, Gjermania dhe Holanda, skuadra me traditë që konsiderohen gjithmonë pretendente serioze në turne të mëdha dhe të vështira për çdo kundërshtar.

Sipas parashikimeve të superkompjuterit, fitueset e grupeve pritet të jenë: Meksika, Zvicra, Brazili, SHBA, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.

Lini një Përgjigje