TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 22:07

“Budallallëk në krahasim me Calciopoli”, Morati flet për skandalin e arbitrave në Itali: Interi nuk është ndihmuar kurrë

Shkruar nga Pamfleti
“Budallallëk në krahasim me Calciopoli”, Morati flet
masimo morati

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka reaguar për situatën e tensionuar që ka përfshirë sektorin e arbitrimit në futbollin italian, pas akuzave për mashtrim sportiv dhe vetëpezullimit të dizenjatorit Xhanluka Roki.

Në një deklaratë për mediat italiane, Morati e minimizoi përmasën e skandalit, duke e krahasuar me episode të mëparshme si Calciopoli.

Duket si një luftë e vogël mes arbitrave të ndryshëm, nuk shoh krahasime me Calciopoli. Në krahasim me atë, e gjithë kjo duket një budallallëk,” u shpreh ai.

Morati theksoi se, sipas tij, çështja lidhet më shumë me vetë arbitrat sesa me klubet, duke mohuar çdo ndërhyrje të këtyre të fundit në proces.

Besoj se kjo gjë ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet. A kanë folur ndonjëherë klubet me arbitrat për një profil të parapëlqyer? Ky koncept nuk më përkiste mua,” tha ai.

Ish-drejtuesi zikaltër shtoi se gjithmonë ka pasur një distancë dhe respekt ndaj arbitrave për shkak të rolit të tyre vendimtar në ndeshje.

Kisha frikë dhe respekt, sepse mund të vendosnin fatin e skuadrës sime, sidomos me Juventusin në anën tjetër. E imagjinoja që ishte një profesion i vështirë dhe kështu nuk flisja me ta,” vijoi Morati.

Në lidhje me propozimet për ndryshime në sistemin e përzgjedhjes së arbitrave, ai u shpreh në favor të një shorti të mundshëm.

Më duket një zgjidhje e dëshirueshme. Çdo zgjidhje që i lë jashtë klubet është e dëshirueshme,” deklaroi ai.

Megjithatë, Morati nënvizoi se nuk sheh prova për manipulime të drejtpërdrejta në ndeshje.

Nuk shoh truke. Duke parë ndeshjet, nuk më duket diçka e çekuilibruar. Interi nuk ka pasur kurrë ndihmën e arbitrave, as kur ka humbur, as kur ka fituar. Ka gabime arbitrare që janë të rënda, por janë gjëra që ndodhin gjithmonë,” përfundoi ai.

masimo morati ish-presidenti i interit skandali me arbitrat në itali

Lini një Përgjigje