TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 21:01

Infantino shuan shpresat e Italisë dhe i mbyll derën Iranit: Ndeshjet e Kupës së Botës do të luhen në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Infantino shuan shpresat e Italisë dhe i mbyll derën Iranit: Ndeshjet

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 dhe do të zhvillojë ndeshjet e tij në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm të Italisë në kompeticion.

Duke folur në Kongresin e 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë, Infantino ishte i prerë në qendrimin e tij:

Konfirmoj se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2026. Dhe sigurisht, Irani do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi ai.

Ai shtoi gjithashtu: “Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse futbolli duhet të bashkojë”.

Tensionet dhe mungesa e delegacionit iranian

Kongresi i FIFA-s u zhvillua me pjesëmarrjen e shumicës së federatave botërore, përfshirë edhe atë palestineze, por pa praninë e Iranit. Delegacioni iranian nuk mori pjesë pasi u kthye mbrapsht nga autoritetet kanadeze.

Sipas autoriteteve iraniane, pjesëmarrja u anulua për shkak të asaj që u cilësua si “sjellje fyese” nga oficerët e imigracionit në aeroportin e Torontos. Raportohet se presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës Iraniane iu mohua hyrja në vend.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand, u përpoq të zbusë situatën, duke sugjeruar se refuzimi mund të ketë qenë i pavullnetshëm.

Programi dhe ndeshjet e Iranit

Sipas planifikimit aktual, Irani do të luajë tre ndeshjet e fazës së grupeve në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Inglewood dhe Seattle. Kundërshtarët e tij në grup janë:

Zelanda e Re (15 qershor)

Belgjika (21 qershor)

Egjipti (26 qershor)

Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, me organizim të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

xhani infantino presidenti i fifa irani kupa e botës

Lini një Përgjigje